E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendim për transferimin me dëshirë të gjyqtarëve

I pranishëm në këtë mbledhje, ministri i Drejtësisë, Eduard Halimi, përshëndeti punën e bërë nga grupi i punës, me eksperte të KLD-së dhe misionit të asistencës EURALIUS, që hartoi këtë projektvendim të rëndësishëm për sistemin gjyqësor.

"Transferimet në sistemin gjyqësor, me miratimin e një vendimi të tillë, bëhen në bazë kriteresh dhe mbi bazën e pikëzimit dhe nuk bëhen për favore apo qoka", tha ministri Halimi. Sipas tij,  autorët e këtij drafti meritojnë të përgëzohen pasi është një vendim që sjell një frymë të re, një element të ri në vendimmarrjen e KLD. "Ky vendim bën fjalë për transferimet e gjyqtarëve me dëshirë të tyre dhe është pozitiv', tha Halimi.

Sipas tij, kriter primar për këto transferime është vjetërsia në punë e gjyqtarit, e shoqëruar kjo me cilësinë e tij. "Të dyja këto kritere duhet të shkojnë bashkë", tha Halimi. Duke vlerësuar këtë draft,  ministri Halimi theksoi se po bëjmë një hap përpara, sikundër ka deklaruar dhe kryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë për të rikthyer besimin e gjyqtarëve tek KLD,  që transferimet e tyre do të bëhen mbi bazën e meritës, vjetërsisë dhe cilësisë në punë./Start/

                                                                                             2012-09-14 15:41
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›