Vritet vëllai i një komandanti të talebanëve në Afganistan
Vëllai i komandantit të talebanëve në Afganistan, Siraj Haqqani, është vrarë pas një sulmi me raketë, të ndërmarrë nga fluturaket amerikane pa pilot në veriperëndim të Pakistanit, kanë njoftuar sot zyrtarët pakistanezë.
Mohammed Haqqani dhe tre bashkëpunëtorë të tij u vranë, pas sulmit me raketë kundër një shtëpie në rajonin Darpa Khel, në Vaziristanin Verior, në afërsi të kufirit me Afganistanin, kanë theksuar dy zyrtarë pakistanez të inteligjencës.
Zyrtarët theksuan se në shënjestër të këtij sulmi me gjasë ishte vënë Siraj Haqqani, komandant i talebanëve që dyshohet se ka lidhje me Al Qaiden. Nuk kishte informata për atë se a është lënduar Siraj Haqqani si pasojë e këtij sulmi.
Rrjeti i Haqqanit njihet si një grup i pavarur militant, që ka lidhje me Al Qaidën dhe që i është zotëruar për besnikëri udhëheqësit të talebanëve në Afganistan, Mullah Omarit.
SHBA-ja e konsideron rrjetin e Haqqanit si një prej kërcënimeve më të mëdha për operacionet e veta në Afganistan dhe Washingtoni ka bërë trysni ndaj Pakistanit që të ndërmerr masa kundër strehimoreve të Haqqanit në Vaziristanin Verior.
Që nga inaugurimi i Barack Obamës për president, SHBA-ja ka intensifikuar sulmet me raketa kundër militantëve, në brezin kufitar mes Pakistanit dhe Afganistanit.