Gjashtë ushtarë të NATO-s vriten në Helmand

Një komandant britanik ka tërhequr vërejtjen se do të nevojiten disa javë për të vënë nën kontroll një qendër të talebanëve në jug të Afganistanit, ndërsa NATO-ja njoftoi sot se gjashtë pjesëtarë të aleancës janë vrarë, gjatë ofensivës që janë duke e ndërmarrë forcat ndërkombëtare.
Mbi 15 mijë ushtarë të SHBA-së, të NATO-s dhe afganë po përballen me rezistencën e ashpër të militantëve talebanë në provincën e Helmandit. Si komandant i forcave të NATO-s në jug të Afganistanit, gjenerali Nick Carter, tërhoqi vërejtjen nga triumfalizmi.
Në një raport të NATO-s situate në Helmand u cilësua si “pozitive”, përkundër faktit se bombat e fshehura mbesin një rrezik i madh për ushtarët ndërkombëtarë.
Carter theksoi se do të nevojiten së paku 25 deri në 30 ditë, për të vendosur nën kontroll të plotë qendrat e talebanëve Marjahin dhe Nad Alin.
“Pas tre muajve, ne me gjasë do të kemi njohuri për atë se a kemi qenë të suksesshëm. Por dëshiroj të tërhoqi vërejtjen nga triumfalizmi”, tha Carter.
Komandantët e ushtrisë afgane e kaba cilësuar si mjaft të ashpër rezistencën e talebanëve. NATO-ja njoftoi se gjashtë ushtarë të aleancës janë vrarë gjatë ditës së enjte, e që ishte njëkohësisht dita më e përgjakshme për forcat e aleancës që nga fillimi i ofensivës në Helmand.