Vuajtja e identitetit ne nje epos heroik
Romani Kthimi i Ismail Ferik Pashes i shkrimtares greke Rea Galanaqi eshte si ato gropat thithese qe te perpin ne vorbullen e vet dhe porsa ti ngre syte te shohesh oren koha e leximit sakaq ka mbaruar. Nje roman dy linjor 1 eposi heroik i nje populli qe duket sikur vjen nga endrrat dhe krenaria 2 balada e mallit dhe dhimbjes per te shkuaren qe ringjallet per gjakun qe rizgjohet. Eumlshte roman i tipologjise historike por me pranine e te sotmes qe nenkuptohet me thelbin universal te qendreses qe perseritet ne ciklet e reja identitare per tu rishprehur pafundesisht keshtu gjersa trungu i prere nga fataliteti i kohes se pushtimit te buthtoj serish gjeth e filiz te ri. Dhe kjo kronike e ngjeshur sa e vrazhdet emocionuese dhe mitike po aq e bute racionale dhe historike ne rrefimin e Rea Galanaqit na vjen e gjitha si ne nje strukture poeme.
Packa se romani eshte konceptuar pergjithesisht si nje rrefim linear i vijueshem me qender luften e kretasve per clirim nga sundimi otoman ne kryengritjen e viteve 1866-1868 ai ka perdorur gjithashtu rikthimet e herepashershme te rrefimit nga e tashmja tek e shkuara ka alternuar realitetin e njemendte me trillin dhe mitin ka bere bashke situatat historike me ato psikologjike e apokaliptike perzierjen e endrres me zhgjendrren te halucinacionit me perfytyrimin. Nje teknike e tille romanore eshte realizuar fale nderveprimit te tri shtresimeve te vete narracionit atij qe paraqitet si realitet i drejtperdrejte atij si kujtim e ndermendje dhe atij si histori mbi nje personalitet dhe nje popullsi te njohur greke per patosin heroik e stoik te saj pra te greko-egjiptianit Ismail Ferik Pasha dhe te kretasve. Nje popull qe pranon te vdese e mos ti pergjunjet pushtuesit qe hedh veten ne ere me gra pleq e femije ne nje manastir aty ku frymon shpirti e merr forme fizionomia religjioze e etnopsikologjike e tij si mund ta quash vecse te tille pra heroik Nje popull fenix qe duket sikur vdes por ai vecse rilindhellip Ky heroizem prej meje u artikulua ne kete menyre. Pra drejtperdrejt dhe me nje gjuhe empatike. Por shkrimtarja ne fakt nuk parapelqen ta jape ate ne po kete trajte. Perkundrazi ajo krijon dhe ruan nje distance nga materia historike e hulumtuar nga vete procedeu dhe ngjarjet e romanit sepse nderfut filtrat e arsyes drejtpeshimin ku ekzotika dhe romantika perjashtohen. Shkurt ajo eshte objektive thuajse e paanshme ne shqyrtimin e rrjedhes se ngjarjeve. Romani i saj packa se i vogel ne volum te kujton mbase si menyre rrefimi Tolstoin a Shollohovin. Une e quajta romanin nje epos nje balade dhe nje poeme. Te tria me duket se jane aty si ne nje trinitet semantik Atdheu Kalvari Identiteti. Ky roman eshte nje kthim. Me sakte nje riidentifikim. Andaj me duket i qelluar edhe titulli ne shqip. Nga aventura dhe arratia e jetes nga konvertimet dhe lufterat nga sqima ushtarake dhe ledhatimet perandorake nga vrapi i moshes dhe nostalgjia per femijerine drejt zanafilles tende kombetare religjioze etno dhe antropologjike drejt bulbit tend nenes dhe babait tend vellait tend gjakut grek drejt nje shpelle ku te rrembejne dhe nje krepi mali ku luan me arme drejt nje manastiri dhe nje rruge fshati drejt fjaleve te ngulitura te gjuhes se memes drejt vegimeve te hershme qe behen sa vuajtje torture e lot po aq clirim mallengjim dhe shpetim. Ky eshte harku ekzistencial i jetes se Ismail Ferik Pashes nje greku te konvertuar qysh femije i rritur mes lufterash tashme nje ushtarak i larte egjiptian i Perandorise Otomane. Fat apo fatkeqesi eshte pikerisht ky njeri qe vjen ne shkrepat e vendlindjes per te shtypur kryengritjen e bashkekombesve te tij. Fat sepse permes mundimit ai rinjeh veten. Fatkeqesi sepse ai vdes pikerisht ne nje beteje per jete a vdekje kunder kretasve te tij. Ferik Pasha vdes si nje pushtues dhe ushtarak i larte por ai perligjet merret ne mbrojtje nga autorja nga syri yne i brendshem si lexues duke krijuar nje apologji sa lirike dhe psikologjike aq edhe historike. Eumlshte alibia e rikonsiderimit te personalitetit te tij alibia qe shtrihet ne kufijte midis vikames se gjakut prej nga ai vinte dhe veprimeve ushtarake te zgjuara per te mos shkretuar vendin e vet perkundrazi per ti ardhur ne ndihme aq sa kushtet ia lejonin permes nje pakti te fshehte dhe te pashpallur me vetveten dhe bashkekombesit e tij. Ai vertet u shpall hero nga kurora mbreterore e Egjiptit dhe iu dhane gjithe meritat gjithe shkelqimi i kohes por veshtrimi i Galanaqit ne te shumten e heres eshte i kahut deheroizues. Ajo prek me shume ashtin historik te figures se Ismail Ferik Pashes por nuk prek aspak ashtin psikologjik te saj domethene ate grishjen e hershme qe vjen nga femijeria vegimet e saj humbjen e nenes diku ne nje shpelle gjate nje tjeter lufte marrjen peng te tij imazhet e fytyrave te dashura te babait vellait grekeve te tjere. Dhe kjo smund te tradhtohej vecse mund te sublimohej. Andaj dhe portreti i Ferik Pashes eshte dy ngjyresh e bardhe e zeze dy kohesh e shkuara e sotmja dy hapesirash Egjipt-Krete dy emrash Emanuel Kambani Papadhaqi i Frangut nga gjaku dhe Ismail Ferik Pasha nga konvertimi dy fesh i pagezuar si i krishtere i kthyer ne mysliman dy ndjesish keqardhje-simpati. Andaj pra ai eshte njeheresh i plotesuar dhe i paplotesuar i humbur dhe i fituar. Prej shpirtit fatalisht mergimtar ai mberriti serish ne limeret e shpirtit stoik grek. Ne kete kalvar i duhej te shkonte. A ishte ai nje Janus me dy fytyra apo rimisherimi i vellezerve Siameze E crendesi ka Skilla dhe Karibda Turqia dhe Egjipti vertet e gelltiten e megjithate ai u shpetoi. E shpetoi Odiseja i tij e shpetoi Rea Galanaqi shpirti grek e shpetoi. Itaka e munguar por aq shume e deshiruar qe shkrimtarja ia ka falur plot dhimbje perhirim e dashuri. Me ne fund eshte pena e sprovuar e poetit te njohur Niko Kacalidha me shqipen e tij te shkrifet pjellore dhe elegante qe solli per lexuesin tone kete epos poetik grek vertet frymezues si dhe shume te afert me historine e popullit tone.
Autori Shef i Departamentit te Arteve ne QSA