Laci prova e veshtire e Beses ne premieren e Haxhiut
Koha e njohjes me ekipin dhe e pergatitjes se ndeshjes premiere te tij tashme ka mbaruar. Gert Haxhiu trajneri i ri i Beses se Kavajes do te debutoje sot ne stolin e kavajasve ne nje sfide te veshtire. Verdhezinjte do te luajne nje transferte te veshtire ne Lac kunder vendasve ambicioze te cilet jane thuajse te pakalueshem ne fushen e tyre. Besa vjen nga nje periudhe e veshtire pasi vetem ne fillim te kesaj jave dha doreheqjen ish-trajneri Perparim Daiu dhe emerimin brenda dites te teknikut te ri Haxhiu. Ky i fundit me alternativat qe ka ne dispozicion do te ishte i kenaqur edhe me nje barazim ne sfiden e sotme cka do te mund te quhej edhe nje start i mire ne pankinen e tij te re. Por nuk jane dakord me kete lacianet e Stavri Nices te cilet jane pozicionuar ne gjysmen e dyte te tabeles me vete 3 pike larg kavajasve duan fitoren per te lene pas nje kundershtar direkt per nje vend me te mire ne klasifikim.