Philip Gordon, javën e ardhshme në Kosovë

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Philip Gordon do të vizitojë javën e ardhshme vendet e Ballkanit Perëndimor.Keshtu njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit.
Gjatë kësaj vizite, Gordon do të qëndrojë edhe në Kosovë, ku do të takohet me zyrtarë të lartë institucionalë.
Pritet që gjatë vizitës, ai të japë përkrahjen e SHBA-ve për të gjitha vendet e kësaj pjese të Ballkanit, që ende nuk është integruar në BE.
Gordon, do të qëndrojë edhe në Beograd, Sarajevë dhe Zagreb, dhe do të takohet me përfaqësues të lartë të qeverive dhe liderët e partive dhe bashkësive etnike.