E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkodër, kapen me armë pa leje, 2 në pranga

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka arrestuar mesditen e sotme dy persona, pasi akuzohen për vepren penale  ‘armëmbajtjes pa leje’. Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasit e arrestuar janë 36-vjecari Fran Koçeku dhe 19-vjecari Elidon Kurtaj.

Në momentin e arrestimit Koçekut iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një pistoletë kalibër 9 mm dhe një krëhër me 7 fishekë.

Ndërsa 19-vjeçarit Kurtaj, gjatë kontrollit që iu bë në fshatin “Grizhë” të Komunës Gruemire të rrethit Malesi e Madhe, iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistolete model 54, me një krëhër me 3 fisheke, të cilën e mbante pa leje.

Policia e Shkodrës po kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale si dhe po punon për zbardhjen e veprimtarisë kriminale të shtetasit Elidon Kurtaj, pasi dyshohet se i ai është autor i një sërë vjedhjesh të kryera në rrethin e Malësi e Madhe.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›