E Diel, 1 Nëntor 2026

Ramush Haradinaj vizitë zyrtare në Berlin

PRISHTINË-Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, do të udhëtojë nesër për një vizitë zyrtare në kryeqytetin e Gjermanisë, Berlin.

"Kjo do të jetë vizita e parë zyrtare e Haradinajt në këtë vend, i cili ka luajtur dhe luan rol kyç në zhvillimet brenda Bashkimit Europian edhe kur angazhimi në Ballkan dhe Kosovë është në pyetje”, theksohet në komunikatën e AAK-së.

Sipas axhendës së paralajmëruar nga partia kosovare AAK, Haradinaj do të pritet në Zyrën e Kancelares Merkel, në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në Bundestag. Po kështu, priten takime me përfaqësues të Ekonomisë e Financave të Gjermanisë, si dhe me përfaqësues nga DFB-ja gjermane.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›