E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vuçiq: Bisedime të vështira me Prishtinën

Bisedimet në Bruksel janë shumë të vështira, sepse dikush në Prishtinë po tenton që të shfrytëzojë situatën në të cilën gjendet Serbia, që ndaj saj të bëhet presion i shtuar, ka thënë sot nënkryetari i Qeverisë së Serbisë Aleksandar Vuçiq, në konferencën për shtyp me kryeministrin, Ivica Daçiq, transmeton FoNet.

Duke folur për bisedimet me përfaqësuesit e Kosovës, kushtuar energjetikës, telekomunikacionit dhe drejtësisë, Vuçiq ka thënë se Prishtina ka dalur me “trukun, nëpër derë të vogël”, në lëmin e drejtësisë.

Kanë kërkuar që Gjykata Themelore në veri të Mitrovicës të ketë degë edhe në jug të Ibrit, në mënyrë që të ndryshojnë strukturën etnike, në kuptimin që në veri të Mitrovicës do të punësoheshin 85 për qind shqiptar, she vetëm 15 për qind serbë, ka thënë Vuçiq, transmeton Koha.

Kam qenë i shokuar kau pashë se çka kërkonin. Këtë tashmë e kishin provuar nëpërmjet ndryshimit të pikës për komandantin rajonal të policisë, kur ua thamë se nuk mund të bëhet kështu, tha Vuçiq, sipas medieve serbe, duke konstatuar se përfaqësuesit e BE-së ishin korrekt.

Vuçiq tha se është optimist se te çështjet e energjetikës dhe telekomunikacionit do të ketë mundësitë për të arritur marrëveshje kompromisi.

Sipas fjalëve të tij, pala shqiptare ka tentuar gjatë bisedimeve për trafostacionin e Vallaqit ta marrë të gjithë sistemin elektroenergjetik të Serbisë në veri të Kosovës.

Rreth liqenit të Gazivodës, sipas medieve serbe, një e treta e të cilit shtrihet në territorin e Serbisë, dhe një e treta në komunën e Zubin Potokut, nuk po bisedohet, sepse, Beogradi ka paraqitur propozime shumë korrekte, të cilat Prishtina nuk i ka pranuar, ka deklaruar Vuçiq.

Po në këtë konferencë për shtyp, sipas medieve serbe, kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se Prishtinë po tenton që në çdo bisedim të fitojë ndonjë element të shtetësisë kosovare, ndërsa Beogradi po insiston që këto bisedime janë neutrale në kuptimin e statusit.

Kjo është vërtet një betejë shumë e vështirë ka konstatua Daçiq./indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›