“Axos & Najafi” e blen PTK-në n’gusht

Konsorciumi “Axos & Najafi”, nuk do të tërhiqet nga blerja e aksioneve të PTK-së, por deri në fund të vitit pritet të përmbyllet i gjithë procesi i transaksionit. Kështu thotë drejtori i Konsorciumit “Axos dhe Najafi”, Robert Woog, në një bisedë për RTK-në, duke përgënjeshtruar zërat për tërheqje nga nënshkrimi i kontratës.
Dua t`i hedh poshtë të gjitha thashethemet. Në ndodhemi në Kosovë, sepse jemi në rrugë të mbarë për ta përmbyllur procesin. Kemi pasur takim pozitiv me Komitetin drejtues për privatizim, të cilët i kemi siguruar se jemi të gatshëm edhe gjithçka po shkon sipas planit”, theksoi Woog.
Sipas afateve kohore të caktuara nga Qeveria, Robert Woogs thotë se nënshkrimi i kontratës do të bëhet më 13 gusht, ndërsa procedura e transaksionit do të përmbyllet deri në dhjetor. Por, ai ka siguruar Axosi mjetet për blerje të aksioneve.
“Mund të them me bindje të plotë se i kemi të gjitha mjetet për ta përmbyllur procesin në kohë. Nuk mund të diskutoj për emrat tjerë që janë pjesë e ekipit për shkak të një marrëveshjeje konfidenciale, por ato do të bëhen publike në kohë dhe gjithçka po ecën sipas planit”, tha ai për RTK.
Konsorciumi fitues nuk e sheh PTK-së vetëm si një kompani telefonike, por në planin e tyre, PTK do të zhvillohet si një kompani informative dhe telekomunikuese.
“Plani ynë parasheh investime nga 120 deri në 150 milionë euro investime në 5-6 vitet e para të operimit. Dëshirojmë të investojmë në teknologji në mënyrë që të zhvillojmë dhe të sjellim produkte të reja dhe në burime njerëzore. Mbi të gjitha dëshirojmë të investojmë në klientët, të jemi numër 1, jo vetëm në produktet por edhe në kualitet”, deklaroi ai.
Konsorciumi “Axos dhe Najafi”, është shpallur fitues i blerjes së aksioneve të PTK-së në vlerë prej 277 milionë euro./indeksonline/