Dega e PDK-së në Prizren para zgjedhjeve

Nijazi Kryeziu, njëri ndër pretendentët kryesor për Kryetar të Degës së PDK-së në Prizren, madje është folur se e ka edhe përkrahjen e Hashim Thaçit, pret që së shpejti procesi zgjedhor do të përfundojë me sukses edhe në këtë komunë. Kandidatura e tij për të marr timonin e Degës së PDK-së në Prizren, Kryeziu ka thënë se vjen si rezultat i vullnetit të përkrahësve brenda dhe jashtë PDK-së.
“E kam thënë edhe më herët se vullneti im për të shpallur kandidaturën për kryetar të PDK-së është vullnet i njerëzve, pasi që kam përkrahës brenda dhe jashtë PDK-së, dhe assesi nuk është vullnet sfidues ndaj kandidatëve të tjerë brenda partisë”, ka theksuar Kryeziu në një prononcim për Gazetën e Prizrenit, duke shtuar se cilido që zgjidhet kryetar do të jetë përkrahës dhe mbështetës i politikave të strukturave të degës dhe do të ndihet mirë i përfaqësuar nga kryetari i degës.
Ndërkaq, ai ka theksuar se pret që kryetari Thaçi do të mbështesë njerëzit që në Prizren PDK-së i sjellë gjithpërfshirje dhe freskim, por ai nuk ka pranuar të komentoj për preferencat e Thaçit për Prizrenin, që kanë dal në media ditë më parë. “Besoj se kryetari i partisë i njeh vlerat e kandidatëve për kryetar dege dhe natyrisht do të mbështesë kandidaturën që PDK-së në Prizren i sjellë gjithëpërfshirje dhe zgjerim e freskim të antarëve të të gjitha moshave profesioneve dhe përkushtimit të tyre iu ofron VIZIONIN për Prizrenin gjatë katër vjetëve të ardhshme. Unë vazhdoj pa ndërprerje të kryej punët, përgjegjësitë dhe detyrat e mia si anëtar i Këshillit Qendror Drejtues dhe si anëtar i këshillit të Degës së PDK-së në Prizren”, është shprehur Kryeziu./Indeksonline/