E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova merr pjesë në Samitin e shteteve karibiane

Në Port Au Prince të Haitit mbylli punimet Samiti i pestë i krerëve të shteteve të Asociacionit të Sheteve të Karibeve. Republika e Kosovës u ftua të merr pjesë për herë të parë zyrtarisht, ndërsa në Samit ishte e përfaqësuar nga Zëvendës Ministri i Jashtëm, Petrit Selimi.

“Gjatë qëndrimit në Port Au Prince, zëvendësministri Selimi u prit nga presidenti i këtij shteti që njohu Kosovën më 2012, Michel Joseph Martelly si dhe nga kryeministri, Laurent Lamothe”, njofton MPJ.

Sipas njoftimit, nikoqirët nga Haiti e siguruan zëvendësministrin për përkrahjen e vazhdueshme të Haitit në procesin e njohjës së Kosovës nga shtetet fqinjë, ndërsa e përshëndetën edhe marrëveshjen e arritur në mes të Serbisë dhe Kosovës si hap të rëndësishëm në integrimin ndërkombtarë të Kosovës. Kryeministri, Lamothe pranoi ftesën personale të Qeverisë së Kosovës për vizitë shtetërore në Kosovë në muajt e ardhshëm.

“Selimi u ftua të marr pjesë edhe në takimin e ministrave të jashtëm të këtij Asociacioni që mbledh 25 anëtarë të shteteve ishuj si dhe të Amerikës Latine. Ai pat takim me sekretarin e organizatës tjetër që mbledh shtete e Karibeve Caricom, Irwin LaRocque me të cilin biseduan përzemërsisht për mundësinë e rritjes së ndërveprimit të Republikës së Kosovës me shtetet e këtij grupimi të rëndësishëm rajonal. LaRocque siguroi zëvendësministrin Selimi se marrëveshja e arritur në Bruksel ka pasur jehonë në të gjitha shtetet e CARICOM dhe se përbën një argument të rëndësishëm për njohjen e Kosovës”, vazhdon njoftimi.

Gjatë qëndrimit në Samit, zëvendësministri Selimi pati edhe takime të shumta bilaterale. Takim miqësor u zhvillua me ministrin e jashtëm të Grenadës, Nickolas Steele. Ministri Steele e siguroi zëvendësministrin Selimi se Grenada është duke përcjellur me vëmendje zhvillimet pozitive në Ballkan dhe se shteti i tij do të jetë në hap me zhvillimet duke e njohur Kosovën./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›