E Shtunë, 31 Tetor 2026

Me armë kundër ish- zyrtarëve të Gadafit

Persona të armatosur kanë rrethuar Ministrinë e Punëve të Jashtme të Libisë, duke kërkuar që zyrtarëve, të cilët kanë punuar për regjimin e liderit të përmbysur, Muammar Qaddafi, të mos u jepen pozita të larta në administratën e re.

Dëshmitarët kanë thënë se kanë qenë rreth 30 automjete, të cilat kanë rrethuar ndërtesën në Tripoli.

Një zëdhënës i ushtrisë ka thënë se negociatat janë në zhvillim e sipër dhe se askush nuk ka hyrë në zyra.

Qaddafi është përmbysur nga rebelët në vitin 2011, të cilët e kanë kapur dhe vrarë.

Qeveria e Libisë është duke luftuar të shtrijë ndikimin e saj në gjithë vendin, ku milicia e armatosur, e cila ka luftuar kundër Qaddafit, vazhdon të kontrollojë pjesë të territorit./Indeksonline./

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›