Vuçiq: Serbia në vit shpenzon 400 milionë euro në Kosovë

Zëvendëskryeministri serb Aleksandar Vuçiq thotë se nuk duhet hequr nga mendja se të gjitha institucionet që ekzistojnë në Kosovë varen nga Serbia.
Ai tha se askush nuk ka dalë para opinionit me argumente që Serbia në vit shpenzon 400 milionë euro në Kosovë. “Nuk merrem me ato se dikush del në opinion me deklarata dhe ide të tij për dofarë shtetesh të reja të pavarura”, tha Vuçiq lidhur me paralajmërimet se serbët e veriut do të vendosin sot për themelimin e “kuvendit të autonomisë së Kosovës”, transmeton qik.
Ndërsa i pyetur nëse ka marrë garancione të “forta” se serbët do të kenë shtetësinë dhe letërnjoftimet e Serbisë ose mbështetet vetëm në porosinë e baroneshës Ashton se implementim i Marrëveshjes është neutral karshi statusit, Vuçiq ka thënë për mediat serbe se “deklarata mbi neutralitetin statusor qartë do të thotë se nuk mund ta detyroni dikë që të jetë shtetas i diçkaje që nuk dëshiron të jetë ose të ketë dokumente të cilat nuk dëshiron t’i ketë”.
Sipas Vuçiqit, kjo është më se e qartë dhe se këto çështje qeveria e Serbisë i ka parasysh dhe është e bindur se këto argumente do të pranohen./Indeksonline/