E Diel, 1 Nëntor 2026

“Vuçiçin e qëruan nga skena politika, tani radhën e ka Rama”- Mithat Havari: Është i zhytur në krim kokë e këmbë, ka ish zv. kryeministren të akuzuar për korrupsion

Ish drejtuesi i Policisë, Mithat Havari ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për prirje autoritare dhe u ka bërë thirrje studentëve dhe protestuesve të vijojnë qëndresën, duke kundërshtuar presionet dhe kërcënimet me gjoba.

mithat havari11

Në videmesazh ai ka folur edhe për korrupsionin, përgjegjësinë politike dhe largimin e qeverisë nga pushteti.

I ndalur te zhvillimet në Serbi, ai tha se pas largimit të Vuçiç tani radhën e ka Edi Rama.

“Rama është diktator se e ka në gjak diktaturën. Sot ky diktator bën pushime te vila e diktatorit Spiro Koleka në Dhërmi. Tani diktatori është kthyer në një tellall ku lexon nene e ligje që ka bërë vetë, se ato nuk janë në kodin penal. Ju kërcënon ju me gjoba të rënda që të mos merrni pjesë. Por mos u tërhiqni. I njoh të dy monstrat, edhe diktatorin tjetër Berisha.

E gjitha bota i ka sytë te ne. Nuk ju nënshtron dot, nuk ju poshtëron dot. Nuk ju manipulon dot. I largoni këllirat e partive politike, që vijnë për tu marrë kontributin. Jeni ju që do vendosni se kush janë pedagogët dinjitoze.

Studentët e filluan luftën për Novi Sadin ku vdiqën 16 persona. Me Serbi të korruptuar nga diktatori Vuçiç që e qëruan nga skena politike. Tani e ka radhë ky bastardi, ky kryezabërzani i Shqipërisë.Ju nuk do dorëzoheni, do jeni aty prezent. Vazhdoni. Nuk ju dënon, ju tremb. Infrastruktura që është shkatërruar nuk kushton më shumë sesa të brendshme e një gruaje që është marrë në përgjegjësi penale nga SPAK dhe ka burrin në burg. 800 mijë euro bënin shpenzimet e saj”, tha ai.

Sipas tij, Rama është i zhytur në krim dhe korrupsion, duke përmendur Belinda Ballukun, ish numrin dy të qeverisë që është e akuzuar nga SPAK për korrupsion.

“Është legjitime që të përdoret dhuna, diktatorët nuk largohen vetë. I kemi eksperiencat, Gadafi është larguar me dhunë. Ne na intereson që të mos ketë luftë dhe shkatërrime, por diktatori në fuqi është geni dhe nuk largohet se është i zhytur në krim kokë e këmbë. Zv. kryeministri në arrati, zv kryeministren e ka të akuzuar për korrupsion dhe të gjitha janë bërë nën hundën e tij.”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›