E Diel, 1 Nëntor 2026

Pjesëmarrje rekord në zgjedhjet në Izrael, voton 77.7% e elektoratit! Rritet me 7.1 pikë përqindjeje krahasuar me vitin 2022

Pjesëmarrja në zgjedhjet parlamentare në Izrael ka arritur në 77.7%, sipas të dhënave të fundit të Komitetit Qendror të Zgjedhjeve.

xxxx

Shifra është rreth 7.1 pikë përqindjeje më e lartë se në zgjedhjet e mëparshme të vitit 2022, kur pjesëmarrja ishte 70.63%.

Në total, më shumë se 5.69 milionë qytetarë kanë votuar nga rreth 7.33 milionë zgjedhës me të drejtë vote.

Kjo është pjesëmarrja më e lartë në zgjedhjet për Knesset, parlamentin izraelit, që nga viti 1999, kur votuan 78.7% e zgjedhësve me të drejtë vote.

vot

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›