Ronaldinjo, gjithnjë e më larg Milanit
Sipas burimeve pranë Dinjos, mësohet se ai ka anuluar nënshkrimin e kontratës me pronarët e vilës në të cilën banonte deri tani. Gazetat italiane e konsiderojnë këtë si shenjë të ndarjes mes mesfushorit dhe klubit nga Milano. Vetë lojtari pritet të mbërrijë sot në Milano.
Ndërkohë, vëllai, njëkohësisht agjenti i tij, ka udhëtuar në Brazil dhe SHBA për të kontaktuar me klubet që janë të interesuara për Ronaldinjon. Flamengo është gati t’i ofrojë atij një rrogë vjetore prej gjashtë milionë eurosh, kurse LA Galaksi dhjetë milionë. Problemi qëndron në faktin se asnjëri prej tyre nuk ka ndërmend t’i paguajë shuma të mëdha Milanit.