E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milani në alarm edhe për mesfushën

Milano - Dhimbjet e kokës shtohen akoma edhe më shumë për teknikun e Milanit, Karlo Ançeloti. Së fundmi problemet fizike janë shfaqur tek Senderosi, Pirlo, por edhe tek Sedorfi. Kujtojmë që Ançeloti nuk do të ketë në dispozician as Gatuzon deri në përfundim të këtij sezoni.

Në një intervistë për Milan Channel tekniku kuqezi ka dhënë alarmin: “Nuk është e lehtë të punohet në këto kushte. Kemi nxjerrë në pah shumë probleme në mesfushë, dhe jemi detyruar të vëmë në pozicione jonatyrale disa lojtarë për të mbushur hapësirat. Në këtë mënyrë është e vështirë të jesh efikas në taktikat e tua. Në merkaton e janarit duhet të afrohet patjetër ndonjë mesfushor për të mbyllur këto hapësira”.

Milani do të marrë në fillim të janarit shërbimet e futbollistit anglez, Devid Bekam. Lojtari në fjalë do të luajë me ekipin e Milanit deri në fund të marsit, kohë në të cilën do të rifillojë edhe kampionati i Shteteve të Bashkuara, aty ku ai aktivizohet me Los Anxhelos Galaksi.

Në orët e fundit në Milano po përflitet gjithnjë e më shumë për një qëndrim të lojtarit në radhët e Milanit deri në fund të fitit 2009. Por, gjithçka është e lidhur me klubin amerikan që ka edhe kartonin e lojtarit. Nevoja e kuqezinjve për Bekamin vjen për shkak të mungesave të shumta të lojtarëve si pasojë e dëmtimeve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›