Fitorja është objektivi i vetëm i Udinezes
Udineze do të kërkojë të kalojë krizën në ndeshjen e kësaj mbrëmjeje kundër holandezëve të Nec për Kupën Uefa. Friulanët janë më të motivuar se kurrë për t’u shkëputur nga momenti i vështirë që po kalojnë në Serinë A. Bardhezinjve do t’u mjaftonte vetëm një barazim për të siguruar vendin e parë në grupin D, pasi ata janë të shkëputur nga Totenhemi i vendit të dytë me tre pikë.
Më i vendosur për një rezultat pozitiv padyshim është vetë timonieri i kësaj skuadre, Paskuale Marino. Në një intervistë për mediat italiane përpara këtij takimi ai shprehet: “Në këtë takim kërkojmë të rigjejmë veten. Është një mundësi e mirë për ekipin tonë të dalë nga gjendja e vështirë. Fitoren e dua unë, dhe të njëjtën gjë dëshirojnë me insistim edhe vetë futbollistët”.
Tekniku Marino duke vlerësuar momentin e mirë që po kalon skuadra e Nec, shpreson tek veprimet taktike të skuadrës së tij për të arritur tek rezultati pozitiv.
Kjo ndeshje është e vlefshme për grupin D të Kupës Uefa, dhe do të luhet sonte në orën 20:45.