E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vllaznia tregon edhe një herë dhëmbët

Shkodër - Skuadra e Vllaznisë tregon dhe një herë kërcënueshëm dhëmbët për të gjitha ekipet rivale të saj në këtë sezon. Shkodranët arrijnë të fitojnë 3-1 me ekipin e Teutës, e cila po kalon një moment të jashtëzakonshëm në kampionat. E jashtëzakonshmja nuk është tek emri “Teuta”, por tek mënyra sesi durrsakët e nisën këtë sezon, pa shumë pretendime. Megjithëse djemtë e Sulejman Starovës e fituan takimin e parë në “Niko Dovana” me rezulatin 1-0, mbajtësja në fuqi e këtij trofeu, Vllaznia, arrin të kthejë gjithçka.

Të katër golat e takimit u shënuan që në pjesën e parë, ku në fillim shënoi Shtubina, padyshim futbollist i së ardhmes së futbollit shkodran. Rezultatin për kuqeblutë do ta dyfishonte Dhëmbi në minutën e 19’. Vila, i cili shënoi golin e vetëm të takimit të parë, arrin të shkurtojë përkohësisht shifrat në minutën e 34’, por një minut më vonë është Smajli që kthen rezultatin e përgjithshëm në favor të Vllaznisë. Në pjesën e dytë nuk u arrit të shënohej asnjë gol, duke çuar kështu me këtë rezultat në çerekfinale Vllazninë.

Vllaznia do të ndeshët në çerekfinalen e kupës me kampionët e vendit në fuqi, Dinamon. Kjo përballje pritet të zgjojë një interes të jashtëzakonshëm tek opinioni futbolldashës në Shqipëri.

Më poshtë do të paraqesim ndeshjet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë sipas grupeve që ato janë të ndara.

Grupi A

Vllaznia – Dinamo
Shkumbini – Besa

Grupi B

Flamurtari – Partizani
Tirana - Elbasani

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›