E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ëndrra e Ibrahimoviçit, Liga e Kampionëve

Zlatan Ibrahimoviç është optimist se Paris Saint-Germain së shpejti do të konsiderohet si superfuqi e futbollit evropian derisa skuadra franceze bëhet gati për rikthimin në Ligën e Kampionëve.

Ylli suedez kaloi në Parc des Princes gjatë verës në transferim nga Milani dhe bëri ndikim të menjëhershëm duke realizuar katër gola në tre xhirot e para në Ligue 1. Megjithatë, skuadra e Carlo Ancelottit ka fituar vetëm një duel në ligë. Por, Ibrahimoviç është optimist se ekipi do të shfaq përmirësime në vazhdim të sezonit.

“Gjithçka është e re për mua, në kuptimin se skuadra është duke u bërë gjithnjë e më e madhe e po ashtu edhe më e fuqishme me transferimin e futbollistëve të rinj, ne do të luftojmë për tituj të mëdhenj”, deklaroi sulmuesi për UEFA.com.

“Besoj se ëndrrat tona mund të realizohen, dhe dua të jem pjesë e kësaj. Klubi ka sjell përforcime të mëdha dhe me ta do të përmirësohet edhe standardi i lojës. Kush nuk do të dëshironte të ishte pjesë e kësaj? Sigurisht se nuk do të vija këtu nëse nuk do të besoja që PSG mund të fitojë Ligën e Kampionëve. Kurrë nuk e kam dituar dhe dua të triumfojë në këtë garë”, përfundoi ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›