E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vujovic: Unë jam prishtinas

Zëvendësministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Nemanja Vujovic, deklaron se ai nuk e ka mohuar shtetësinë e Kosovës, kjo në një proçes gjyqësor që po zhvillohet në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.
 

“Nuk është e vërtetë ajo që ka dalur në media. Unë nuk kam deklaruar në Gjykatë se nuk e pranoj shtetësinë e Kosovës. Këtë e kam lexuar sot në media. Unë jam i lindur në Prishtinë, jam prishtinas, e kam letërnjoftimin dhe pasaportën e Kosovës dhe kjo flet vete”.
 

“Unë punoj për Qeverinë e Kosovës dhe kjo besoj që është e qartë për këdo”, ka thënë zëvendësministri i Shëndetësisë Vujovic përmes një komunikatë të lëshuar për mediat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›