E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vukaj: Arritja e standadeve të kontrollit dhe sigurisë prioritet i punës së doganave

Përmbushja e objektivave të sigurisë dhe lufta efektive kundër trafiqeve është prioritet shumë i rëndësishëm i punës të strukturave të administratës doganore. Nëndrejtori i Përgjithshëm i Doganave, Bujar Vukaj, gjatë një interviste tha se janë ndërmarrë një sërë masash dhe inisiativash për sigurimin e kufijve. Për këtë agjensitë e zbatimit të ligjit që operojnë në kufij, në këtë kuadër edhe shërbimi doganor, është përqëndruar me kapacitete maksimale, teknike dhe njerëzore, për kontrollin efektiv dhe cilësor në Pikat Doganore Kufitare, në luftë kundër trafiqeve të llojeve të ndryshme, të cilat tentojnë të kryhen nëpërmjet tyre.      

Pyetje: Z.Vukaj si po proçedohet në kuadër të sigurimit të kufijve?

Përgjigje: Kontrolli eficent dhe arritja e standarteve të sigurisë në kufij është prioritet i punës së administratës doganore, si një ndër kushtet thelbësore, e cila duhet përbushur nga ne, në bashkëpunim me agjensite e tjera të zbatimit të ligjit që operojmë në kufij. Për këtë qëllim, DPD-ja, ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura, duke inicuar edhe rregullimet ligjore per përshtatjen e strukturave organizative, me qellim berjen e tyre sa me eficente. Në këtë kuadër, Doganat po operojnë jo vetëm si një strukturë për mbledhjen e të ardhurave fiskale, por edhe si agjensi e rendesishme në permbushjen e standarteve te sigurisë se kufijve. Në përfshirjen fuqishëm të vendit tonë, në proçeset integruese, me qëllim arritjen e objektivit të sigurise ka marrë rëndësi prioritare qëndrimi rigoroz dhe kontrolli efektiv në doganat kufitare. Për këtë janë vendosur objektiva shtesë për t'u përmbushur për kontrollin dhe parandalimin e trafiqeve, të cilat kanë të bëjnë me sigurinë e kufive e më gjerë, me sigurinë e jetes dhe te shendetit te qytetarëve. 

Pyetje: Cilat janë drejtimet në të cilat po punohet në kuadër të sigurimit të kufijve?

Përgjigje: Drejtoria e Përgjithshme e Doganave e ka shtrirë punën në drejtim të sigurisë së kufijve, në katër objektivë që kanë të bëjnë me luftën kundër trafikut të drogës, kundër lëndëve helmuese, radioaktive, kimike dhe bakteriologjike, luftën kundër pastrimit të parave, si dhe luftën kundër trafikut të qënieve njerëzore dhe automjeteve. Për arritjen e këtyre katër objektivave madhore është bërë edhe ristrukturimi i strukturave brenda DPD-së, duke bërë të mundur ngritjen e një Drejtorie Antitrafik, e cila është një strukturë e re, në varësi të se ciles janë ngritur dhe funksionojne Sektoret përkatës sipas objektivave te sipercituar. Puna e kësaj strukture konsiston në ndjekjen e këtyre problematikave, kontrollin e përmbushjes së tyre në terren, trajnimin e personelit, shpërndarjen dhe mirembajtjen e paisjeve dhe aparaturave te kontrollit në secilën degë doganore kufitare etj. Ne permbushjen e ketij objektivi kjo strukture mban lidhje dhe bashkepunon me strukturat e tjera te DPD-se, si dhe me agjensite partnere brenda dhe jashte vendit.

Pyetje: A është kordinuar puna edhe me institucionet e tjera për realizimin e këtij objektivi?

Përgjigje: Në zbatim të Strategjisë së Menaxhimit të Integruar të Kufijve është bërë e mundur nëpërmjet marrëveshjeve përkatëse të bashkëpunimit apo urdhrave të përbashkëta të drejtuesve të institucioneve, bashkërendimi i punës me struktura dhe agjensi të tjera të zbatimit te ligjit, si Policinë Kufitare, Drejtorinë e Kontrollit Fitosanitar dhe Veterinar, si dhe me Drejtorine e Pergjithshme te Parandalimit te Pastrimit te Parase, Institutin e Fizikës Bërthamore, Zyra e Mbrojtjes nga Rrezatimi. Falë këtij bashkëpunimi tashmë është bërë i mundur aksesi reciprok dhe përdorimi i përbashkët i aparaturave të dy agjensive, atyre të shërbimit policor kufitar dhe doganor, për kryerjen e kontrolleve të përbashkëta për pasagjerët, bagazhet, automjetet apo edhe ngarkesat me mallra. Në sajë të këtij bashkëpunimi të frytshëm është bërë i mundur, gjate vitit 2008 e ne vijim, evidentimi dhe kapja e  sasive te konsideruara te droges, parave të padeklaruara, klandestinëve, automjeteve të trafikuara etj.

Pyetje: Duke u ndalur në pikat doganore kufitare, a janë të pajisura ato me aparaturat e nevojshme të kontrollit?

Përgjigje: Gjatë tre viteve të fundit është bërë e mundur pajisja e të gjitha pikave doganore kufitare me aparaturat e kontrollit radioaktiv ( aparatura fikse dhe dedektorë dore), pajisja e te gjitha ketyre pikave me qentë antidrogë, pajisjet për zbulimin e drogës në automjete, apo ngarkesa, si dhe pajisja e degëve doganore me skanera për kontrollin e bagazheve, në degët kryesore si Rinas, Durrës, Vlorë, Kakavijë, ndërsa vazhdon proçesi i pajisjes me skanera edhe në degët e tjera doganore. Ndërkohë kryhet kontroll, me skaner, i afro 80% te konteniereve qe hyjne ne vendin tone nepermjet Portit te Durrësit, si dhe eshte ne proces tenderimi i skanerave të tjerë të kontenierëve dhe trailarve, te cilet hyjne ne Dege te tjera kufitare. Gjatë vitit 2008 është bërë i mundur kontrolli efektiv i automjeteve ne urat ngritëse, te cilat funksionojne në degët doganore kufitare. Këto pajisje në dispozicion të personelit doganor dhe policor dhe bashkpunimi i ngushte i tyre, jo vetëm ka lehtësuar punën, por ka rritur edhe efiçensën dhe cilesine e kontrollit, ç’fare evidentohet në rezultatet konkrete të arrira në luften kunder trafiqeve.   Në këtë kuadër është bërë një pune e madhe edhe me kontrollin në bashkëpunim me Shërbimin Fitosanitar dhe Veterinar, për kontrollin e ushqimeve, gjësë së gjallë, ilaçeve, etj, të cilat janë element thelbësor për jetën dhe shëndetin e qytetarëve.

Pyetje: Cilat janë marrëdhëniet ndërajonale në kuadër të sigurimit kufitar

Përgjigje: Një ndër aspektet kryesore të sigurimit të kufinjve padyshim është edhe bashkëpunimi me partneret rajonal dhe Organizmat Ndërkombëtare. Konkretisht me të gjitha  doganat fqinje është bërë e mundur nënshkrimi i marrëveshjeve respektive për bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit. Ndërsa një bashkëpunim i gjerë është arritur me Organizmat Ndërkombëtarë, ku dogana jone është anëtar, si SECI. MARINFO, OLAF etj, nga të cilat janë përfituar edhe trajnime dhe asistencë e vazhdueshme, apo me të cilat janë kryer operacione të ndryshme antitrafik, në vijimësi. E konsiderueshme ka qënë ndihma e ofruar, në drejtim të rritjes së kapaciteteve teknike dhe profesionale të agjensive të zbatimit të ligjit që operojnë në kufij, nga qeveritë e vendeve mike, si ajo e SHBA-së, Gjermanisë, Francës, Italisë etj, për të cilën edhe u jemi mirënjohës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›