E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT: Në tremujorin e katërt të 2008 indeksi I kushtimit në ndërtim arriti 129%

Në tremujorin e katërt te vitit 2008, indeksi i kushtimit në ndërtim arriti 129.0 për qind (Trem.IV 1999=100), duke shënuar një rritje 0.1 për qind, kundrejt tremujorit të mëparshëm, bënë të ditur burime zyrtare nga Instituti i Statistikave (INSTAT). rahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2007, indeksi i kushtimit në ndërtim ka shënuar një rritje 1.4 për qind. Një vit më parë ky ndryshim ishte 1.6 për qind. 

Indeksi i çmimeve të grupit “Shpenzime direkte” është rritur 0.2 për qind, kundrejt tremujorit të mëparshëm. Brënda këtij grupi, rritje kanë shënuar indekset e nëngrupeve “Shpenzime për paga” prej 1.6 për qind dhe “Shpenzime makinerie” prej 0.3 për qind. Sipas të njëjtave burime, indeksi i çmimeve të nëngrupit “Shpenzime materiale” ka shënuar një ulje prej 0.2 për qind. Brënda tij përmendet ulja e çmimeve të materialeve të ndërtimit prej 0.3 për qind. Indekset e çmimeve të materialeve elektrike dhe materialeve hidro – sanitare kanë shënuar një rritje përkatësisht prej 3.8 për qind dhe 0.2 për qind. Në këtë tremujor, krahasuar me tremujorin e mëparshëm, indekset e çmimeve të grupeve të tjera nuk kanë ndryshuar.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›