Vukçeviç: Pranimi i UNMIK si partner i EULEX, fitore e diplomacisë

“Raportuesi special i Këshillit të Europës, Dick Marty, me guximin e tij ka hapur një proces që herët a vonë, do të zbulojë përgjegjësitë e tmerreve që bënë bashkë krimin e organizuar dhe krimet e luftës, dhe kjo është tregtia me organet njerëzore”, ka thënë prokurori për krime lufte i Serbisë, Vlladimir Vukçeviç.
Ndër të tjera ai ka theksuar se UNMIK-u është pranuar si partner i EULEX-it dhe kjo është fitore e diplomacisë, pasi Asambleja e OSBE-së miratoi rezolutën serbe mbi trafikimin e organeve në Kosovë, që, sipas tij, konfirmon rezultatin e hetimeve të Maryt. “Kam dëgjuar jo formalisht se në krye të këtij ekipi ndërkombëtar do të jetë një amerikan”, ka bërë të ditur Vukçeviç.