E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi, nuk komenton kërkesën e EULEX-it për imunitetin

Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi nuk ka komentuar kërkesën e EULEX-it lidhur me shqyrtimin e imunitetit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët janë nën hetime. Ai tha se ende në zyrën e tij nuk ka ndonjë dokument zyrtar për këtë çështje, prandaj nuk dëshiron të komentojë më tej.
 

Ndërkaq, edhe Kryesia e Kuvendit të Kosovës është përballur sot me një kërkesë të EULEX-it që të zgjidhet çështja e imunitetit të deputetëve nën hetime.
 

Drejtuesit e EULEX-it kanë kërkuar nga kryeparlamentari Jakup Krasniqi, që institucioni të cilin ai e drejton, Kuvendi i Kosovës, ta miratojë një rezolutë, me anë të së cilës do t`u hiqej imuniteti deputetëve që janë nën hetime, dhe kështu do t`i hapej rruga arrestimit të mundshëm të tyre.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›