E Shtunë, 31 Tetor 2026

UNMIK-u mbështet hetimet, për trafikim të organeve

Zëdhënësi i UNMIK-ut, Olivije Salgado, ka konfirmuar për “Politikën” e Beogradit se misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë,“do t`i mbështesë plotësisht organet hetuese”, por nuk ka mundur të saktësojë hollësitë “pasi ato varen nga ajo se çfarë do të kërkohet nga UNMIK-u”.

Salgado ka rikujtuar se UNMIK-u deri tani shumë herë ka insistuar se “është në interes të të gjithëve që të bëhen hetime rreth tregtisë me organe në Kosovë”. UNMIK-u është i gatshëm të zgjerojë bashkëpunimin e vetë të plotë në ç`farëdo hetimi që do të ndërmerret, është shprehur Saldago.

Edhe pas rezolutës kompromise të OSBE-së, sipas të cilës rekomandohet zhvillimi i hetimeve nën mbikëqyrjen e EULEX-it e të UNMIK-ut dhe jo nën mandatin e Kombeve te Bashkuara, Serbia nuk ka hequr dorë nga kërkesa që hetimi rreth tregtisë me organe njerëzore në Kosovë të zhvillohet nën ombrellën e Kombeve të Bashkuara.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›