E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vula e mos hyrjes ne BE, Berisha: Te diskutohet Eva Gjura

Mungesa e liberalizmit te vizave deri dy vite me pare, ka qene nje situate e veshtire per shqiptaret, te cilet iu kufizonte levizjen e lire ne vendet e Bashkimit Evropian. Shume prej shqiptareve, te cilet jane larguar ne menyra te ndryshme nga Shqiperia, ne vendet ku kane vajtur per arsye nga me te ndryshmet, kane marre nga nje vule mos hyrjeje ne BE, duke iu kufizuar keshtu levizjen e lire. Per t’i dhene fund ketij problemi te shume shqiptareve, tani pas liberalizmit te vizave, ne mbledhjen e djeshme kryeministri Berisha i ka kerkuar ministrit te Puneve te Jashtme dhe ministrit te Brendshem, te trajtojne rastet e qytetareve shqiptare, qe kane marre dikur vula mos hyrjeje ne vende te tjera, te cilet nuk do ta kishin marre ate, nese do te ekzistonte sistemi i tanishem. “Zoti minister i Jashtem dhe minister i Brendshem, gjate ketyre 20 viteve, per arsye te vetekuptueshme, jane nje numer shume i madh qytetaresh shqiptare, qe kane marre vite me pare vula largimi, sepse kane shkelur rregullat dhe normale qe eshte e drejte. Eshte mire qe te kene nje sistem parashkrimi, ne kuptimin qe nje njeri qe ka bere nje gabim, por nuk eshte kapur ne asnje krim apo trafik, t’u kerkohet nje nga nje vendeve. Nese do te kishte qene ky sistem, asnje prej tyre nuk do te kishte nje vule mos hyrjeje me ne ate vend. Dikush ka bere nje here nje gabim, ka shkuar, tani duhet pare, se jane jo pak qytetare. Kjo duhet te trajtohet vend pas vendi dhe me te gjitha te dhenat e plota, pavaresisht sa jane ata. Ne duhet te qendrojme prapa interesit te drejte te cdo qytetari”, eshte shprehur kryeministri. Me tej ai ka theksuar faktin se, “e tille ka qene historia jone, shume e dhimbshme, pasi ne vitet ’90 asnje komb ne Evrope nuk u gjet si ne, qytetare pa asnje mjet jetese, pa asnje prone, ne teresi pa pune, ndaj dhe u larguan. Shumica prej tyre ndertuan jeten dhe jane qytetare te respektuar ne ato vende, te tjere jane kthyer per keto motive. Mire eshte ta shohim kete problem me te gjitha vendet mike”. Gjithashtu Berisha ka theksuar faktin se qeveria eshte e vendosur te kete bashkepunimin me te ngushte me vendet mike, vendet partnere dhe i permbahet asaj, qe shqiptaret duhet te jene nje faktor kontribuues ne zhvillimin e ketyre vendeve dhe jo ne te kunderten. Shume shqiptare jane ndeshkuar me vulen e mos lejimit ne vend e BE, per 5 apo per 10 vjet. Tashme pas liberalizimit te vizave, kjo gje sipas qeverise shqiptare duhet te rishihet, per te mos ia kufizuar te drejten e levizjes asnjerit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›