E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vullkani anullohen fluturimet per Skoci

Kompanitë ajrore si British Airways, hollandezja KLM, kompania irlandeze Aer Lingus dhe shoqëria e fluturimeve të lira Easyjet kanë anulluar fluturimet për dhe nga Skocia nga Aberdeen, Glasgow, Edinburg, Newcastle për shkak të reve të hirit vullkanik.

Ndërsa mijëra pasagjerë përballen me vonesa të gjata lajmi rikthen frikën e ngërçit të krijuar një vit më parë në aeroportet europiane. Nga aeroporti i Edinburgut  bëhet e ditur se varet nga kompania nwse vendos të anullojë udhëtimet apo jo dhe autoritetet u luten pasagjerëve që të kontaktojnë paraprakisht kompanitë e tyre të fluturimit për të marrë më shumë në informacion.

E për t’i paraprirë një krize të mundshme nuk ngurojnë të venë në veprim dhe rrjetet sociale, për kontakte të mëtejshme kompanitë luten për klikime në web apo kontakte përmes Twitterit. Zyrtarët thonë se falë eksperiencës së fituar një vit më pare, kur udhëtimet e anulluara arritën në 100 mijë e dëmet e shkaktuara mbi 2.5 miliardë euro, kësaj here Grimsvotn nuk do të zhysë transportin ajror në të njëjtin kaos.

Ndryshe nga një vit më parë asnjë aeroport nuk jep më urdhër për mbylljen e hapësirave të fluturimit, por janë pikërisht kompanitë dhe Autoriteti Kombëtar i Fluturimeve që autorizojnë vazhdimësinë e fluturimeve. Ndonëse edhe në këtë rast për Islandën vështirësitë mbeten të paevitueshme.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›