Vullkani bllokon Europën, anulohen 16 mijë fluturime

Bruksel, 17 prill, NOA Janë 16 mijë fluturime nga 22 mijë në total që janë anuluar gjatë ditës së sotme në gjithë Europën. Organizata Europiane për Sigurinë e Transportit Ajror konfirmon se shumica e lëvizjeve ajrore në kontinent janë bllokuar si pasojë e hirit të vullkanit që ka shpërthur në Islandë.
Organizata shton se edhe për 24 orët e ardhshme nuk pritet të ketë përmirësim të situatës. Veriu dhe qendra e Europës janë dhe zonat më të prekura nga anulimi i fluturimeve.
Për të shmangur efektet e pezullimit të fluturimeve nga aeroportet evropiane, autoritetet kanë kërkuar shtimin e oraret të trenave për të siguruar në këtë mënyrë lëvizjen normale të qytetarëve.
m.xh/NOA/ANSA