Vulos Zamparini: Ujkani te Novara!
Deri të dielën kemi dëgjuar vetëm deklaratat nga drejtuesit e Novarës që nuk donin të privoheshin kurrsesi nga Samir Ujkani, duke i besuar gardiatit të kuadratit kuqezi edhe për këtë sezon çelësat e portës së tyre. Por mungonte fjala e Palermos, klubit që zotëron gjysmën e kartonit të portierit nga Vushtria dhe që ka fjalën e parë mes dy klubeve. Ka qenë vetë presidenti i Palermos, Mauricio Zamparini ai që ka dhënë këtë lajm në një intervistë për të përditshmen torineze “La Stampa”. “Me Novarën kemi një bashkëpunim shumë të mirë. Me fanellën e kaltër luajnë disa nga lojtarët tanë si Morganela dhe Ujkani, që janë gjysmë-lojtarët tanë. Ujkani te Palermo në vend të Sirigus? Për këtë vit do të qëndrojë te Novara, më pas do shohim se çfarë do bëjmë”.