“WP” vë në “siklet” shërbimet amerikane
Sistemi i grumbullimit të informacioneve të fshehta në SHBA është rritur në përmasa të mëdha, që pas ngjarjeve të 11 shtatorit të vitit 2001, sa që askush nuk e di koston e saktë, apo edhe përmasat e këtyre informacioneve, ka theksuar gazeta amerikane, “Washington Post”.
Sipas kësaj gazete, tashmë bëhet fjalë për një sistem shumë të madh dhe çka është më e rëndësishme, është shumë e vështirë që të vërtetohet efektiviteti i tij në ruajtjen dhe mbrojtjen e sigurisë së SHBA-së.
Artikulli i botuar në këtë gazetë, me titullin “Amerika Top Secret”, është fryt i një pune dyvjeçare hetuese të gazetës.
Para se artikulli të publikohej, Shtëpia e Bardhë i bëri me dije gazetës se ishte në dijeni të problemeve që ekzistojnë brenda strukturave të Shërbimit Inteligjent të agjencive të ndryshme të vendit dhe se po bën përpjekje për t’i ndrequr ato.
Sipas gazetës, rreth 2000 kompani private dhe 1270 agjenci qeveritare janë përfshirë në atë që quhet lufta kundër terrorizmit dhe në të gjithë botën ekzistojnë 10 mijë qendra operacionale amerikane.
Një numër i madh qytetarësh amerikanë, më saktësisht 854000 persona, kanë një nivel shumë të lartë të vëzhgimit. Një e pesta e të gjitha organizatave amerikane kundër terrorizmit është krijuar pas sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001.
Që nga dita e këtij sulmi, në zonën e Washingtonit janë ndërtuar rreth 30 komplekse për mbledhjen dhe përpunimin e informacioneve top-sekret.
Agjenci të ndryshme publikojnë raporte nga më të ndryshmet, të cilat fatkeqësisht injorohen në masë nga zyrtarët.