E Shtunë, 31 Tetor 2026

WRS: Pacolli, biznese me Libinë, Kinën e Kubën

Radio zvicerane "World Radio Switzerland" raporton gjerësisht për zgjedhjen e qytetarit zviceran, Behxhet Pacolli për president të Kosovës.

Ajo e quan atë njeri kontravers e misterioz. Korrespodentja e kësaj radioje në Ticino, Nicole Della Pietra, e cila  ka takuar Pacollin flet për bizneset e tij, që shtrihen në shumë vende diktatoriale, prej Gaddafit tek Fidel Castro.
 

“Mabetex është një kompani shumë e madhe që punon kryesisht në ish-republikat sovjetike, por punon edhe në Libi ku ndërton shumë banesa publike në Tripoli. Ai ka ndërtuar qendra tregtare në Kinë, dhe hotele me 5 yje në Kubë. Është kompani shumë e madhe me buxhet të madh dhe projekte të mëdha, por punon në vende që nuk njihen për demokraci”, deklaron Della Pietra.
 

Ajo tregon sesi në mëngjes e ka takuar në Lugano, pasdite e ka thirrur nga Prishtina, dhe të nesërmen është lajmëruar nga Rusia.
Radio WRS kujton sesi Pacolli falë futjes në politikë ka fituar tendera të rëndësishëm publikë edhe në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›