E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Wagner pritet të kalojë në Bjellorusi/ Polonia merr masa, dërgon mbi një mijë ushtarët në kufi

Ministri Polak i Mbrojtjes Mariusz Blaszczak, tha se vendi i tij po dërgon mbi 1 mijë trupa në kufi  me Bjellorusinë,  mes shqetësimeve në rritje se prania e luftëtarëve të Grupit Wagner në Bjellorusi mund të çojë në rritjen e tensioneve.

“Mbi një mijë ushtarë dhe pothuajse 200 njësi të pajisjeve nga brigada e 12-të dhe e 17-të kanë filluar të lëvizin drejt lindjes së vendit”, shkroi Blaščak në Twitter.

“Ky është një demonstrim i gatishmërisë sonë për t’iu përgjigjur përpjekjeve për destabilizimin pranë kufirit të vendit tonë”, shtoi ai.

Vendimi i presidentit rus Vladimir Putin për t’u ofruar mercenarëve nga grupi Wagner i Yevgeny Prigozhin zgjedhjen e lëvizjes në Bjellorusi ka çuar në frikën e anëtarëve lindorë të NATO-s se prania e tyre do të shkaktojë paqëndrueshmëri më të madhe në rajon.

Javën e kaluar, Polonia njoftoi se do të dërgonte 500 policë për të rritur sigurinë në kufirin me Bjellorusinë. Numri i emigrantëve që përpiqen të kalojnë kufirin Bjellorusi është rritur në Poloni javët e fundit.

Varshava e ka akuzuar Minskun se ka krijuar artificialisht një krizë migrantësh në kufi nga viti 2021, duke tërhequr njerëz nga Lindja e Mesme dhe Afrika dhe duke u përpjekur t’i shtyjë ata përtej kufirit.

Sipas Patrullës Kufitare, më shumë se 200 persona u përpoqën të kalonin ilegalisht të premten, duke përfshirë shtetas të Marokut, Indisë dhe Etiopisë.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›