E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wajda i "Katinit" nderohet nga Rusia

Presidenti rus Dmitri Medvedev, ka nderuar regjisorin e famshëm polak Andrzej Wajda me Urdhrin e Miqësisë për kontributin në marrëdhëniet mes dy vendeve në fushën e kulturës.


Autori i filmit të jashtëzakonshëm "Katyn" për masakrën e mijëra oficerëve polak nga Policia e Stalinit në një pyll në Lindje të Rusisë. Ish Bashkimi Sovjetik, deri më 1990 ka akuzuar si përgjegjëse të masakrës Gjermaninë naziste.


Në filmin e tij, Andrzej Wajda, babai i të cilit u vra në Katin, thotë se Bashkimi Sovjetik i ndëshkonte ata që guxonin të vinin në dyshim përgjegjësinë e nazistëve dhe të përmendin përfshirjen e sovjetikëve në këtë masakër. Sot akoma, Dosja "Katin" është qendër e raporteve të vështira ruso-polake, Varshava i kërkon Moskës të hapë dokumentet që disponon për masakrën.


Duket se raportet mes dy vendeve janë përmirësuar, që prej vdekjes në prill të presidentit polak Lech Kaczynski në aksident ajror pranë Smolenskut (në lindje të Rusisë) ku ndodhej për t'u bërë homazh viktimave të Katinit.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›