E Shtunë, 31 Tetor 2026

Whalberg dhe Crowe, bashkë në “Broken City”

Do të jetë një kast “all stars” në filmin me regji të Allen Hughes, “Broken City”, që do të shfaqet në ekranet e kinemave më 18 janar të vitit të ardhshëm.

Në film interpretojnë emra të mirënjohur të kinemasë si Mark Whalberg, Russell Crowe, Catherine Zeta Jones, etj.

Whalberg luan rolin e një ish-polici të kthyer në detektiv privat, që punësohet nga kryetari i bashkisë, Crowe, për të zbuluar nëse bashkëshortja e tij, Jones, e tradhton.

Pasi kjo rezulton e vërtetë dhe gruaja gjendet e vdekur, detektivi privat do të përfshihet në një komplot të gjerë politik.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›