Walcott mungon në finale

Nga Express më 24 shkurt 2011 në ora 20:05
Mesfushori ofensiv i Arsenalit, Theo Walcott do të mungojë në finalen e Carling Cup të dielën kundër Birminghamit, pas lëndimit në nyjën e këmbës në fitoren 1-0 ndaj Stoke City të mërkurën. Walcott ishte dëmtuar pas një ndërhyrjeje nga Dean Whitehead dhe u bart jashtë fushës.
“Është një ndrydhje në nyje dhe ai do të mungojë në ndeshjen e ardhshme”, tha menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, i cili megjithatë shpreson se kapiteni Cesc Fabregas do të rikuperohet nga një lëndim në gju që pësoi gjatë pjesës së parë.