98 viktima nga tërmeti në Zelandë
Nga Express më 24 shkurt 2011 në ora 16:30
Autoritetet në Zelandën e Re thanë se bilanci i të vdekurve nga tërmeti në qytetin Christchurch është ngritur në të paktën 98.
Zyrtarët thanë se 226 të tjerë konsiderohen të zhdukur, ndërsa kryeministri John Key tha se ka shqetësime serioze se shumica e tyre mund të mos kenë mbijetuar.
Qyteti i goditur është i dyti për nga madhësia në Zelandën e Re.