E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës prezanton planin urbanistik

Bashkia e Tiranës ka prezantuar sot planin urbanistik të Tiranës. Në fjalën e tij, kryebashkiaku Lulzim Basha ka theksuar se plani urbansitik është një domosdoshmëri për kryeqytetin.
 

“Ky është një moment kulmor në 20 vitet e fundit të kryeqytetit tonë. Është një moment historik për vetë temën që trajtojmë dhe problematikën që ajo mbart, por edhe një moment historik për sfidat e zhvillimit urban” ka theksuar Basha.
 

Kryebashkiaku Basha ka theksuar se plani urbanistik i Tiranës përmbyll edhe premtimin e bërë gjatë fushatës elektorale. “ Prezantimi i planit urbanistik është përmbyllja e një premtimi të mbajtur. Në shtator premtuam që do të realizohet në një kohë rekord prej 10 muajsh. Shumë kanë qënë skeptik apo mosbesues por megjithatë shumica mbështeti këtë projekt shumë të dëshiruar me një vizion të qartë të zhvillimit urban. Ky plan është domosdoshmëri për zhvillimin e gjithanshëm të qytetit, që ka vuajtur frenim të vrullit ekonomik që ka përshkruar vendin. Ka dhënë shenja të lodhjes në një bllokim prej disa vitesh si rezultat i një konfrontimi me biznesin dhe qytetarët” ka theksuar më tej Basha ndërsa shtoi se mirëqënia dhe hapja e vendeve të punës mbeten prioritet i bashkisë së Tiranës
 

Sipas tij, plani nuk shihet si dokument formal, por model pune e bashkëpunimi, që rindërton problematikat dhe jep skenat e zhvillimit.

vijon..

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›