Wall Street Journal: Turqia të hyjë në eurozonë, jashtë Greqia

Flamuri grek dhe turk, foto arkiv
Hyrja e Turqisë në eurozonë, do ta ringjallte euron, pohohej në një artikull të Wall Street Journal, i publikuar ditën e sotme.
Sipas artikullit në fjalë, i bazuar në reportazhin e Market Watch, Greqia sido që të jetë, në një kohë shumë të shkurtër do detyrohet të lerë eurozonën, duke vijuar kështu në referimet e pafundme të kohëve të fundit nga zyrtarë të lartë të Europës, ose thënë ndryshe Grexit.
Kështu, artikullshkruesi jo vetëm që vërteton daljen e Greqisë nga eurozona, por ai avancon dhe më tej duke propozuar dhe vendin i cili mund të zëvendësoj Greqinë.
Jashtë Greqia, brenda Turqia.
Në artikullin në fjalë, Kim Chtzelmgkarnt, propozon hyrjen e Turqisë në eurozonë, në rast se Greqia duhet të braktisë monedhën e përbashkët evropiane, duke shtuar se: Të paktën në letra duket një ide joshëse.
Siç shkruhet ndër të tjerash në artikull, Europës, i duhet zhvillim dhe jo reduktim i ekonomisë.
Megjithatë, të gjithë e dimë se Greqia, se Greqia nuk ia çon mirë me faktorin zhvillim, në kundërshtim me Turqinë, e cila disponon depozita e kapitale të pashtershme, komenton ai në artikull. Duke vazhduar më tej: Turqia, vitin e shkuar mbylli vitin me një zhvillim të madh duke kapur shifrën prej 8,5% dhe vitin që po vijojmë ajo paraqet rritje pozitive.
Edhe pse Kim Chtzelmgkarnt, paraqet Turqinë si një super-shtete në botën e myslimanit, gjë e cila tremb popujt ksenofobik të Gjermanisë dhe Francës, ai pretendon se ndoshta ka ardhur momenti që të dy këto shtet të rishikojnë mendimet e tyre. Pengesa më e madhe për këtë çështje paraqitet nga Franca. /E.L/