Wall Street, frikë nga një flluskë e re, këtë herë nga interneti
Rasti
E kanë quajtur Facebook Freeze ose Të ftohtë e madh, që po përfshin Wall Street ose tregjet e pasura, të paktën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe bëhet fjalë për shoqëritë e reja që po kuotohen në bursë. Shkaku? Hyrja e fuqishme e rrjetit social më të famshëm në botë, që e ka parë thuajse të përgjysmuar kapitalin e tij, duke nisur që nga maji i kaluar, nga dita kur debutoi në Bursën e Nju Jorkut. Nga 101 miliardë dollarët e vlerësimit fillestar, aktualisht kompania e themeluar në vitin 2002, nga Mark Zuckerberg, vlen pak më shumë se 40 miliardë.
Dhe për më tepër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i druhen shumë asaj që ka ndodhur një herë në vitin 2000, kur flluska e titujve të internetit provokoi një rënie të Nasdaq dhe shkaktoi çrregullim të madh në të gjitha bursat botërore. Vetëm shtatë vite më pas, sigurisht në një përmasë shumë më të madhe ndodhi një tjetër flluskë, ajo e pasurive të patundshme, që i dha fill edhe krizës së madhe financiare, e cila tani po përjetohet thellë edhe në vendet e Europës Perëndimore dhe ato të Eurozonës. Dhe fakti është se ai i Facebook nuk është një rast i izoluar. Wall Street për të rifituar investitorët, ka mësuar shumë nga një fenomen i ri i modës, që edhe këtë herë, sikundër edhe 12 vjet më parë, e ka zanafillën te rrjeti, interneti. Një parabolë të tillë zhvillimi po përjeton veç Facebook edhe Groupon, një sajt ky i famshëm apo Zynga, biznesi i së cilës është i lidhur me lojërat online. Dhe sipas analistëve, priten ditë më të këqija në këtë drejtim, ndërkohë që ky fenomen po bëhet realisht i rrezikshëm.
Wall Street, frikë nga një flluskë e re, këtë herë nga interneti burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip