Obama paralajmëron Sirinë për armët kimike
Presidenti amerikan, Barak Obama, ka paralajmëruar presidentin e Sirisë, Bashar Al Assad, për përdorimin eventual të armëve kimike nga ky shtet.
Kjo, sipas Obamas, do të ndryshonte pikëpamjen e Shteteve të Bashkuara në kundërpërgjigjien ndaj rasteve të tilla.
Presidenti amerikan tha se Shtetet e Bashkuara janë duke e monitoruar situatën me shumë kujdes dhe se administrata e tij ka bërë gati një varg planesh për raste të ndryshme.
Obama tha se do të kishte pasoja të rënda nëse regjimi i Asadit nis përdorimin e armëve kimike, që sipas tij është “vija e kuqe” për Uashingtonin zyrtar.
Regjimi i Asadit thuhet se po përdor armë kimike që përmbajnë gaze të cilat mund të shkaktojnë një luftë bakterologjike.