E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim në Turqi, 8 të vrarë

Tetë persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombe në afërsi të një stacioni policor në Turqinë jug-lindore.

Zyrtarët thanë se shpërthimi ka ndodhur në qytetin Gaziantep, afër kufirit me Sirinë, ndërsa bomba ishte e vendosur në një automjet.

Raportohet se në mesin e viktimave të shpërthimit janë edhe disa policë.

Ndërkohë ditën e djeshme si pasojë e shpërthimit të një mine në provincën Hakari në kufirin ndërmjet Irakut dhe Iranit u vranë dy ushtarë turq.

Autoritetet turke nuk hodhën poshtë mundësinë se prapa sulmeve qëndron Partia e Punëtorëve Kurdë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›