E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sturnaras i trembet përjashtimit të Greqisë nga eurozona

Në një intervistë për të përditshmen greke “To Vima”, Sturnaras tha se në vend të 11,5 miliardë eurove të planifikuara, shpenzimet duhet të zvogëlohen 13,5 miliardë euro deri në vitin 2014, në të kundërt vendi rrezikon të rëndohet më tepër.

“Nuk duhet të gënjejë veten. Nëse nuk ndërmarrim masa me qëllim që të kursejmë 13,5 miliardë euro siç kërkoi trojka në korrik, qëndrimi në eurozonë do të vihet në pikëpyetje”, theksoi Sturnaras.

“Ne duhet të mbijetojmë, të rrimë nën ombrellën e euros për shkak se kjo do të na mbrojë nga varfëria”, theksoi ai dëshpërimisht./Start/

                                                                                             2012-08-21 09:38
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›