E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wall Street prek minimumin e 4 viteve

Vala e shitjeve qe gjate dites se sotme perfshiu bursat aziatike dhe ato evropiane eshte ndjere edhe ne Wall Street, ku Dow Jones ka rreshkitur nen 10 mije pike.

Lajmin e bejne te ditur mediat amerikane, sipas te cilave treguesit kane zbritur me 3.18% duke arritur ne 9996,76 pike pasi preku minimumin 9981,78. Sipas burimeve, Dow Jones zbret ne kete nivel per here te pare qe nga tetori i vitit 2004.

Renie kane pesuar edhe bursat e tjera, Nasdaq me -3,98% ne 1869,93 pike dhe S&P500 me -3,81% ne 1057,4 pike.

Ne Evrope spikatin renia prej 7% ne bursen e Parisit, -8% ne ate te Frankfurtit dhe -19% ne ate te Moskes. Renies i eshte bashkuar edhe cmimi i naftes, qe ka shkuar nen 90 dollare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›