E Shtunë, 31 Tetor 2026

BQE pritet te nise uljen e normes se interesit

Kriza financiare, e cila filloi ne Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që tashmë ka mbërritur zyrtarisht edhe në Europë, do të detyrojë Bankën Qendrore Europiane të rishikojë politikën e saj monetare.

Prestigjozja "The Guardian" lajmeroi se Autoriteti qendror monetar i Europës do të ndermarre një seri uljesh të normës bazë të interesit deri në fund të këtij viti.

Kjo eshte nje përpjekje për të furnizuar tregun me likuiditete, per te nxjerre nga veshtiresite bankat private, por edhe per te mbeshtetur ekonomine evropiane e cila ka hyre ne nje faze recensioni.

Bankës Qëndrore Europiane do t'i duhet do te ndjeke keshtu, politikën e disa muajve më parë të Bankes se Shtetit Amerikan, e cila ndërmori një sëri uljesh të normës bazë të interesit për dollarin për të shpëtuar nga falimentimi disa bankat private amerikane që vuanin mungesën e likuiditetit.

Aktualisht përqindja bazë e interesit në vendet e eurozonës është 4.25 për qind, por ekspertët presin një ulje drastike, me 1.25 pikë përqindjeje, e cila deri në fund të këtij viti do ta conte normën bazë në nivelin 3 për qind.

Por të njëjtën politike pritet të vazhdojë edhe Banka Qendrore amerikane. Sipas Financial Times, brenda marsit të vitit të ardhshëm, kjo banke do të përgjysmojë normën bazë të interesit duke e cuar atë në vlerën minimale prej 1 për qind për të ndihmuar rimëkëmbjen e ekonomisë amerikane.

Në fakt si Banka Qendrore Evropiane ashtu dhe ajo amerikane ndodhet përballë një udhëkryqi jo të lehtë, pasi ulja e normave bazë të interesit mund të përkeqësojë edhe më shumë inflacionin sakaq të lartë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›