E Diel, 1 Nëntor 2026

Walt Disney humbet 200 milion dollarë nga një film

Share

Kompania Walt Disney bëri të ditur se pret të humbasë plot 200 milion dollarë nga filmi i saj John Carter, çka do e bënte atë një nga dështimet më të mëdha në historinë e kinematografisë.

Filmi flet për një kapiten ushtarak që transferohet në Mars. Sipas BBC, aksionet e Disney ranë me 1 përqind pasi u bë i ditur lajmi.

Mendohet se filmi John Carter ka kushtuar 250 milion dollarë për tu realizuar. Po ashtu Disney ka shpenzuar 100 milion dollarë për të bërë marketing. Por filmi ka bërë vetëm 184 milion dollarë në mbarë botën dhe gjysmën e kanë marrë pronarët e kinemave.

Është vështirë të llogarisësh humbjet e studiove nga filmat. Por Hollywood Reporter thotë se humbja më e madhe vjet ishte me filmin Marsi ka nevojë për mamatë, i cili ka kushtuar 150 milion dollarë dhe ka fituar vetëm 39 milion.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›