Ke gjetur burrin e duhur, një shef kuzhine (FOTO)
Share
Një nënë amerikane, që i ka vënë synim vetes të bëhet gruaja më e shëndoshë në botë, është fejuar me një shef kuzhine.
Susanne Eman 33 vjeç, tha se ka synim të arrijë peshën 700 kilogram, për tu bërë njeriu më i shëndoshë që ka njohur historia.
Tani nëna e dy fëmijëve, që peshon 350 kilogram, thotë se ka në plan të martohet me të fejuarin, Parker Clack, 35 vjeç, që dashuron të gatuajë për të.
Çifti u njoh përmes internetit vitin e shkuar.
Jemi një çift perfekt, unë vdes për të ngrënë, ai adhuron që të gatuajë, tha Susanne.
Për çudi, Parker mbështet dëshirën e Susanne për tu bërë njeriu më i shëndoshë në botë.






