Cili është punëdhënësi më i madh në botë?
Në Britani ka shpërthyer një debat pasi Shërbimi Kombëtar i Shëndetit mendohet se ka një numër gjigand punonjësish, plot 1.7 të tillë. Britanikët thonë se ata janë punëdhënësi i tretë më i madh në botë pas ushtrisë kineze dhe hekurudhave indiane.
Por BBC i jep përgjigje pyetjes se kush është punëdhënësi më i madh në botë.
Sipas saj, në vend të parë është Departamenti Amerikan i Mbrojtjes me një forcë pune prej 3.2 milion njerëzish.
Vendi i dytë shkon për ushtrinë kineze- Ushtria Çlirimtare e Popullit- me një forcë prej 2.3 milion. Por BBC thotë se kjo përllogaritje është e vështirë pasi nuk dihet sa është stafi civil, ndryshe nga rasti i SHBA kur diçka e tillë dihet.
Në vend të tretë është rrjeti amerikan i supermarketeve, Walmart, që ka të punësuar 2.1 milion njerëz.
Në vend të katërt është McDonalds, rrjeti i restoranteve me 1.9 milion të punësuar në mbarë botën.
Më pas vjen Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Britani me 1.7 milion të punësuar. Vijojnë dy kompani të Kinës, ajo për naftën dhe për energjinë dhe më pas vjen Hekurudha Indiane me 1.4 milion të punësuar. Pas saj është ushtria indiane me 1.3 milion njerëz.
