Ngarkon kamionët njëri mbi tjetrin për të kursyer
Share
Një kinez, duke dashur të kursejë para për transportimin e tre kamionëve që kishte blerë, ka menduar një zgjidhje të çuditshme. I ka vendosur ata njëri mbi tjeterin. Por, veprimi i Sun Lin nuk mund ti shpëtonte policisë rrugore, që e ka gjobitur atë plot 600 euro. Kështu, gjithë përpjekja e Lin për të kursyer shkoi dëm, pasi me gjobën që mori, ai pagoi dyfishin e shumës që do të paguante nëse do ti transportonte kamionët një nga një.